“Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Musa ibn Ukbe, e ky nga Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atë që e tërheq zvarrë rrobën e tij nga mendjemadhësia, Allahu nuk do ta shikojë Ditën e Kiametit.” Ebu Bekri tha: “Njëra anë e rrobës sime lëshohet, përveçse kur kujdesem për të?” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ti nuk e bën këtë nga mendjemadhësia.” Musai thotë: “E pyeta Salimin: “A e përmendi Abdullah ibn Omeri pjesën: “Atë që e tërheq zvarrë izarin (rrobën e poshtme) ?” - Nuk e kam dëgjuar duke përmendur këtë, por vetëm fjalët: “... rrobën e tij...” , - tha ai.”