“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka treguar Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Humejd ibn Abdurrahman ibn Aufi se Ebu Hurejra ( Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të ketë thënë: “Ai që i dhuron dy lloje pasurish në rrugën e Allahut, thirret nga portat e Xhenetit: “O rob i Allahut, kjo është vepër e mirë!” Kështu, ai që i përkushtohet namazit, thirret nga porta e namazit. Ai që i përkushtohet xhihadit, thirret nga porta e xhihadit. Ai që i përkushtohet dhënies së lëmoshës, thirret nga porta e lëmoshës. Ai që i përkushtohet agjërimit, thirret nga porta e agjërimit ose porta Rejan.” Ebu Bekri tha: “Nuk ka asnjë të keqe nëse dikush thirret nga të gjitha portat. O i Dërguari i Allahut, a thirret ndokush nga të gjitha këto porta?” - “Po, ndërkohë shpresoj që ti të jesh njëri prej tyre, o Ebu Bekër” , - tha Pejgamberi ﷺ.””