“Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e këtij i ka treguar Xhami ibn Ebu Rashidi, e këtij i ka treguar Ebu Jala se Muhamed ibn Hanefije tregon: “E pyeta babanë tim (Ali ibn Ebu Talibin): “Cili është njeriu më i vlefshëm pas Pejgamberit ﷺ?” - Ebu Bekri, - tha ai. - E pastaj cili? - i thashë. - Pastaj Omeri, - më tha. Unë u frikësova mos po thotë pastaj Othmani, andaj i thashë: “Pastaj ti?” - Unë jam thjesht një musliman, - ma ktheu.””