“Velid ibn Salihu më ka thënë: Na ka treguar Isa ibn Junusi, e këtij i ka treguar Omer ibn Seid ibn Ebu Husejn Mekiu, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Teksa po qëndroja në mesin e njerëzve që luteshin për Omer ibn Hatabin (kur vdiq), të cilin e kishin vendosur në shtrat, një njeri mbrapa meje ma vendosi bërrylin mbi sup dhe tha: “Allahu të mëshiroftë (o Omer)! Shpresoj se Allahu do të të bashkojë me dy shokët e tu (Pejgamberin ﷺ dhe Ebu Bekrin), sepse shpeshherë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Isha me Ebu Bekrin dhe Omerin"; “Bëra këtë me Ebu Bekrin dhe Omerin"; “Shkova gjetiu me Ebu Bekrin dhe Omerin”. Shpresoj që Allahu të të bashkojë me ta.” Kur shikova mbrapa, pashë se ishte Ali ibn Ebu Talibi.””