“Muhamed ibn Jezid Kufiu më ka thënë: Na ka treguar Velidi, e ky nga Evzaiu, e ky nga Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Muhamed ibn Ibrahimi se Urve ibn Zubejri thotë: “E pyeta Abdullah ibn Amrin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) për gjënë më të rëndë që idhujtarët ia kanë bërë të Dërguarit të Allahut ﷺ, e në atë rast ai tha: “E kam parë Ukbe ibn Ebu Muajtin duke shkuar te Pejgamberi ﷺ, teksa po falej, dhe ia vendosi rrobën në fyt e ia shtrëngoi shumë fort. Por, vajti Ebu Bekri dhe e largoi prej tij duke cituar: “... Vallë, do të vrisni një njeri vetëm pse thotë: “Zoti im është Allahu”, ndërkohë që ai ju ka sjellë shenja të qarta prej Zotit tuaj?!” (Gafir, 28)”