“Muhamed ibn Abdullah ibn Numejri na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Bishri, e këtij i ka treguar Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Ebu Bekri, i biri i Salimit, e ky nga babai i tij Salimi se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Pashë në ëndërr duke nxjerrë ujë me kovë dhe rul prej pusit. Erdhi Ebu Bekri dhe nxori një ose dy kova, porse gjatë nxjerrjes kishte vështirësi, Allahu e faltë! Pastaj, erdhi Omer ibn Hatabi, (në duart e të cilit) kova u bë e madhe. Nuk kam parë më të shkathët, që e përsos punën, sikurse ai. Ai nxori aq ujë, saqë njerëzit i shfrytëzuan për mrize (të deveve) .””