“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Abdulhamidi, e këtij i ka rrëfyer Muhamed ibn Seidi se babai i tij ka thënë: ... [t]: Abdulaziz ibn Abdullahu më ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Abdulhamid ibn Abdurrahman ibn Zejdi, e ky nga i biri i Sad ibn Ebu Vekasit, Muhamedi, e ky nga babai i tij se Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa disa gra po bisedonin me Pejgamberin ﷺ dhe po e tepronin duke i ngritur zërat, Omer ibn Hatabi kërkoi leje për të hyrë. Me të dëgjuar Omer ibn Hatabin, ato nxituan për të kaluar në pjesën pas perdes dhe Pejgamberi ﷺ, duke qeshur, i dha leje Omerit për të hyrë, i cili, pasi hyri, tha: “Allahu të bëftë gjithnjë të qeshur, o i Dërguari i Allahut!” Pejgamberi ﷺ i tha: “U habita me këto që ishin tek unë: kur dëgjuan zërin tënd, nxituan për të kaluar në pjesën pas perdes.” Omeri i tha: “Por, ti, o i Dërguari i Allahut, je më meritor që të kenë frikërespekt ndaj teje.” Pastaj u ngrit dhe tha: “Oj armiket e vetvetes, po keni frikërespekt ndaj meje e jo për të Dërguarin e Allahut ﷺ ?!” Ato i thanë: “Po, sepse ti je më nevrik dhe më i vrazhdë se i Dërguari i Allahut ﷺ.” Pejgamberi ﷺ tha: “Po, o Ibn Hatab, betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se, sa herë që shejtani të takon ty në ndonjë rrugë, detyrohet të ndjekë rrugë tjetër.””