“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Umame ibn Sehël ibn Hunejfi se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të ketë thënë: “Ndërsa flija, m'u shfaqën disa njerëz të veshur me këmisha, prej të cilave kishte që u arrinin deri në gjoks, e disa të tjera ishin edhe më të shkurtra. M'u shfaq edhe Omer ibn Hatabi, të cilit këmisha i shkonte zvarrë.” I thanë: “Si e komenton këtë, o i Dërguari i Allahut?” U tha: “Feja e tij.””