“Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Mevali se Muhamed ibn Munkediri ka thënë: “Hyra te Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) dhe e hasa duke u falur i mbështjellë me një rrobë, kurse ridanë e kishte lënë anash. Pasi e kreu namazin, i thamë: “O Ebu Abdullah! Po falesh pa rida?” - Po, pata dëshirë të më shohin injorantët, sikurse ti. E kam parë Pejgamberin ﷺ duke u falur kështu, - tha ai.”