“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Hatimi, e ky nga Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e Hajberit, Aliu mbeti mbrapa Pejgamberit ﷺ, për shkak të dhimbjes së syve që i ishte shfaqur, dhe tha: “Unë të rri mbrapa, e të mos i bashkëngjitem Pejgamberit ﷺ?” Kështu, shkoi dhe iu bashkëngjit atij. Një natë para se Allahu ta çlirojë Hajberin, Pejgamberi ﷺ tha: “Nesër do t'i jap, - ose ka thënë: do ta marrë, - flamurin një burrë që e do Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ, - ose ka thënë: një burrë që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ, - në dorën e të cilit Allahu do të çlirojë Hajberin.” Dhe ja, mbërriti Aliu, edhe pse askush nuk priste që ai të vinte. Njerëzit thanë: “Erdhi Aliu! Kështu, Pejgamberi ﷺ ia dha flamurin Aliut, në dorën e të cilit, Allahu e çliroi Hajberin.””