“Muhamed ibn Rafi na ka thënë: Na ka treguar Husejni, e ky nga Zaide, e ky nga Ebu Hasini se Sad ibn Ubejde tregon: “Një njeri shkoi tek Ibn Omeri dhe e pyeti për Othmanin, i cili ia numëroi të mirat e tij dhe i tha: “A të dhemb kjo?” - Po, - ia ktheu. - Allahu të turpëroftë! - i tha Ibn Omeri. Më pas ai e pyeti për Aliun, ndërsa Ibn Omeri ia numëroi të mirat e tij dhe tha: “Ja, ajo është shtëpia e tij, në mes të shtëpive të Pejgamberit ﷺ.” Pastaj e pyeti duke i thënë: “A të dhemb edhe kjo?” - Po, - tha ai. - Allahu të turpëroftë! Hiqmu sysh e fol ç'të duash, - i tha Ibn Omeri.””