“Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Hakemi, e ky e ka dëgjuar Ibn Ebu Lejlën se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Fatimja iu ankua për lodhjen nga bluarja e drithit, ndërkohë kishte marrë vesh se Pejgamberit ﷺ i kishin sjellë ca robër. Kështu, ajo shkoi t'i kërkojë një shërbëtor, por nuk e gjeti aty. Aty e gjeti Aishen dhe ia përmendi këtë. Kur Pejgamberi ﷺ u kthye, Aishja ia përmendi ardhjen e Fatimes. Pejgamberi ﷺ erdhi te ne, ndërkohë sapo ishim shtrirë për të fjetur. Unë desha të ngrihem, por ai tha: “Qëndroni aty ku jeni.” Ai u ul mes nesh, saqë ia ndieja ftohtësinë e këmbëve në gjoksin tim, dhe na tha: “A doni t'ju mësoj diçka më të mirë se ajo që më keni kërkuar? Kur të shtriheni për të fjetur, bëni tekbir (thoni Allahu ekber) tridhjetë e katër herë, bëni tesbih (thoni subhanallah) tridhjetë e tri herë dhe falënderoni (thoni elhamulilah) tridhjetë e tri herë. Kjo është më e mirë për ju se një shërbëtor.””