“Ali ibn Xhadi na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuëbe, e ky nga Ejubi, e ky nga Ibn Sirini, e ky nga Abide se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Gjykoni siç keni gjykuar (më parë), sepse unë e urrej përçarjen. (Po tërhiqem nga opinioni im) vetëm që njerëzit të jenë të bashkuar, ose të vdes ashtu siç kanë vdekur shokët e mi.” Ibn Sirini mendonte: “Pjesa dërrmuese e transmetimeve të Aliut (përmes grupeve të devijuara) është gënjeshtër.””