“Ahmed ibn Ebu Bekri na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Ibrahim ibn Dinari, Ebu Abdullah Xhuheniu, e ky nga Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Seid Makburiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njerëzit thoshin: “Ebu Hurejra po tregon shumë (hadithe)”, ndërkohë unë e shoqëroja të Dërguarin e Allahut ﷺ barkthatë. Nuk haja bukë cilësore e nuk vishja rroba të reja. Nuk më shërbente filani e filania. Shtrihesha përmbys në bark, nga uria. Pyesja ndokënd për ndonjë ajet, të cilin e dija, në mënyrë që të më ftonte për ushqim. Njeriu më i mirë për të varfrit ka qenë Xhafer ibn Ebu Talibi: na ftonte dhe na ushqente me atë që kishte në shtëpi, saqë nganjëherë na jepte trastën të zbrazur, të cilën e shqyenim dhe lëpinim atë që kishte brenda.””