“Amër ibn Aliu më ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Haruni, e këtij i ka treguar Ismail ibn Ebu Halidi se Amir Shabiu tregon: “Kur Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) e përshëndeste të birin e Xhaferit, i thoshte: “Selami qoftë mbi ty, o biri i njeriut me dy krahë!” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Dy krahët nënkuptojnë dy anët.””