“Hasen ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Abdullah Ensariu, e këtij i ka treguar Ebu Abdullah ibn Muthena, e ky nga Thumame ibn Abdullah ibn Enesi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur zgjatej thatësira, Omer ibn Hatabi kërkonte shi përmes Abas ibn Abdulmutalibit dhe thoshte: “Zoti ynë, ne të drejtoheshim Ty përmes duasë së Pejgamberit tonë ﷺ, e në atë rast na çoje shi, ndërsa tani po të drejtohemi përmes duasë së axhës së Pejgamberit tonë ﷺ, andaj na ço shi!” Enesi thotë: “Pastaj binte shi.””