“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ e falte namazin e sabahut, e bashkë me të, si xhemat, faleshin edhe disa gra besimtare, të mbështjella me pelerinat e tyre (të gjera, që e mbulonin trupin tërësisht). Pas namazit, ktheheshin nëpër shtëpitë e tyre dhe askush s'kishte mundësi t'i njihte.””