“Ahmed ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Abdullah ibn Zubejri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Në ditën e Ahzabit, mua dhe Omer ibn Ebu Selemen na lanë me gratë (në kala). U zgjata të shoh dhe pashë Zubejrin hipur mbi kalë duke u endur dy-tri herë te fisi benu kurejdha. Pasi u ktheva, e pyeta: “O baba, të kam parë të endesh disa herë?” - Më paske parë, biri im? - pyeti Zubejri. - Po, - i thashë. - I Dërguari i Allahut na tha: “Kush shkon te benu kurejdha dhe na sjell lajmet e tyre?” Kështu, shkova unë dhe, pasi u ktheva, i Dërguari i Allahut ﷺ m'i bashkoi në flijim të dy prindërit e tij: “Babë e nënë kurban t'i bëfsha!””