“Ali ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Mubareku, e këtij i ka rrëfyer i biri i Urves, Hishami, se babai i tij Urve ibn Zubejri tregon: “Në ditën e Jermukut, shokët e Pejgamberit ﷺ i thanë Zubejrit: “A po i sulmon armiqtë, që të sulmojmë edhe ne me ty?” Atëherë ai ua mësyu atyre, e ata e goditën dy herë në qafë. Në mes këtyre dy goditjeve kishte edhe një tjetër, të cilën e kishte marrë ditën e Bedrit. Urve thoshte: “Kur isha i vogël, duke luajtur i fusja gishtat e mi në këto gjurmë (plagë) të goditjeve.””