“Ibrahim ibn Musai më ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ebu Zaide, e këtij i ka treguar Hashim ibn Hashim ibn Utbe ibn Ebu Vekasi, e ky e ka dëgjuar Seid ibn Musejebin se Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Askush nuk e ka pranuar Islamin para ditës që e kam pranuar unë. Për plot shtatë ditë unë kam qenë një e treta e Islamit.” (Transmetimin e) Ibn Ebu Zaides e fuqizon Ebu Usame, e këtij i ka treguar Hashimi.”