“Amër ibn Avniu na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Abdullahu, e ky nga Ismaili, e ky nga Kajsi se Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Unë jam arabi i parë që gjuajti me shigjetë në rrugën e Allahut. Luftonim me Pejgamberin ﷺ dhe nuk kishim tjetër ushqim përpos gjetheve të pemëve, saqë jashtëqitja na dilte sikurse e devesë ose e deles, e thatë. Pastaj, fisi benu esed më ironizonin në Islam. Sikur të ishte ashtu atëherë unë paskam humbur dhe më qenka shkatërruar vepra.” Ata shkuan dhe u ankuan tek Omeri për Sadin dhe thanë: “Nuk po falet mirë.””