“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Ali ibn Husejni se Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të dëgjuar Fatimja se Aliu e kërkoi vajzën e Ebu Xhehlit, vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “Populli yt pretendojnë se ti nuk hidhërohesh për vajzat e tua, kurse Aliu do të martohet me vajzën e Ebu Xhehlit.” Pejgamberi ﷺ u ngrit dhe, pasi e falënderoi Allahun, tha: “E, më pas; Ebu As ibn Rabiut ia martova vajzën time, i cili, sa herë që ka biseduar me mua, është treguar i sinqertë. Porse, Fatimja është pjesë imja dhe kam frikë se kjo gjë do ta dëmtojë. Betohem në Allahun se kurrsesi nuk bashkohet bija e të Dërguarit të Allahut ﷺ me bijën e armikut të Allahut te një bashkëshort.” Atëherë Aliu e la fejesën. Muhamed ibn Amër ibn Halhale shton nga Ibn Shihabi, e ky nga Aliu, e ky nga Misveri: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke përmendur një dhëndër të tij nga fisi benu abdushems, të cilin e lavdëroi shumë në raportet e tyre miqësore dhe tha: “Kur më ka folur, është treguar i sinqertë dhe, kur më ka premtuar, e ka realizuar.””