“Jahja ibn Kazeja na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një person, që njihte gjenealogjitë e njerëzve në bazë të ngjashmërive të tyre, erdhi tek unë në praninë e Pejgamberit ﷺ, ndërkohë Usame ibn Zejdi dhe Zejd ibn Harithe ishin të shtrirë. Ai (personi në fjalë) tha: “Këto palë këmbë përngjajnë me njëra-tjetrën (kanë origjinë të përbashkët).” Pejgamberi ﷺ u gëzua dhe i pëlqeu ky konstatim, pastaj i tregoi edhe Aishes.”