“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se kurejshët i brente çështja e gruas së fisit mahzum (e cila kishte vjedhur), prandaj thanë: “Kush merr guximin të ndërmjetësojë te Pejgamberi ﷺ për këtë, përveç Usame ibn Zejdit, të cilin Pejgamberi ﷺ e do shumë?””