“Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani se ka shkuar te Zuhriu për ta pyetur për gruan e fisit benu mahzum, ndërsa ai i ka bërtitur. (Aliu thotë:) E kam pyetur Sufjanin: A nuk e paske transmetuar prej ndokujt këtë hadith? Ai tha: E kam gjetur në një shkresë të cilën Ejub ibn Musai e kishte shkruar nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua, pjesëtare e fisit benu mahzum, vodhi, kështu që thanë: “Kush mund të flasë me Pejgamberin ﷺ për këtë?” Mirëpo, askush nuk guxoi të ndërmjetësojë. Atëherë shkoi Usame ibn Zejdi (për të folur), por Pejgamberi ﷺ tha: “Kur te benu israilët vidhte i privilegjuari, e falnin, e, kur vidhte i dobëti, ia prisnin dorën. Madje, po të vidhte Fatimja, do t'ia prisja dorën.””