“Hasen ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Ebu Abadi, gjegjësisht Jahja ibn Abadi, e këtij i ka treguar Maxhishuni se Abdullah ibn Dinari tregon: “Një ditë, Ibn Omeri, duke qenë në xhami, pa një njeri në një skaj të xhamisë, i cili e tërhiqte rrobën zvarrë. Ibn Omeri pyeti: “Shiko kush është ky. Ah, të ishte afër meje (që ta këshilloj)!” - A nuk po e njeh këtë, o Ebu Abdurrahman? Ky është Muhamed ibn Usame, - i tha dikush. Ibn Omeri e uli kokën dhe e goditi tokën me duar, pastaj tha: “Sikur ta shihte i Dërguari i Allahut ﷺ, do ta donte atë.””