“Malik ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Israili, e ky nga Mugire, e ky nga Ibrahimi se Alkame tregon: “Shkova në Sham, i fala dy rekate, pastaj thashë: “O Allah, më lehtëso një shoqërues të mirë.” Shkova te disa njerëz, te të cilët u ula, kur ja, një plak erdhi dhe u ul pranë meje.” Pyeta: “Kush është ky?” - Ebu Derdai, - u përgjigjën. I thashë atij: “E kam lutur Allahun të më lehtësojë një shoqërues të mirë. Ai të solli ty.” - Prej nga je? - më pyeti. - Prej Kufes, - i thashë. - A nuk është Ibn Umu Abdi në mesin tuaj, bartësi i dy nallave, jastëkut dhe enës për pastrim (të Pejgamberit ﷺ)? Në mesin tuaj e keni atë që Allahu e ka mbrojtur prej shejtanit, - me gjuhën e Pejgamberit ﷺ, - (aludonte në Amarin)? A nuk është në mesin tuaj edhe ai që i di sekretet e Pejgamberit ﷺ, që nuk i di askush tjetër? - pyeti Ebu Derdai. Pastaj vazhdoi: “Si e lexon Abdullah ibn Mesudi ajetin: “Betohem në natën që me errësirë mbulon gjithësinë!” (Lejl, 1)? Unë ia lexova: “Betohem në natën që me errësirë mbulon gjithësinë! Betohem në ditën që agon! Betohem në Atë që ka krijuar mashkullin dhe femrën!” (Lejl, 1-3) Ai tha: “Betohem në Allahun se i Dërguari i Allahut ﷺ ma ka lexuar gojë më gojë.””