“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Mugire se Ibrahim Nehaiu tregon: “Alkame shkoi në Sham dhe, kur hyri në xhami, tha: “O Allah, më lehtëso një shoqërues të mirë!” Kështu, u ul pranë Ebu Derdait, i cili e pyeti: “Prej nga je?” - Prej Kufes, - iu përgjigj Alkame. - A nuk është te ju ai që i di sekretet e Pejgamberit ﷺ, të cilat nuk i di askush tjetër? - pyeti Ebu Derdai, duke aluduar në Hudhejfën. - Po, - iu përgjigj ai. - A nuk është në mesin tuaj ai që Allahu e ka mbrojtur prej shejtanit, nëpërmjet gjuhës së Pejgamberit ﷺ? - pyeti Ebu Derdai, duke aluduar në Amarin. - Po, - u përgjigj Alkame. - A nuk është te ju bartësi i misvakut, jastëkut dhe fshehtësive (të Pejgamberit ﷺ)? - pyeti sërish Ebu Derdai. - Po, - u përgjigj Alkame. - Si e lexonte Abdullah ibn Mesudi ajetin: “Betohem në natën që me errësirë mbulon gjithësinë! Betohem në ditën që agon!” (Lejl, 1-2) - pyeti Ebu Derdai. - “Betohem në Atë që ka krijuar mashkullin dhe femrën!” (Lejl, 3) - lexoi Alkame. Ebu Derdai vazhdoi: “Këta vazhdimisht më bënë presion, saqë pothuajse më detyruan të braktis atë që e kam dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ (mënyrën e leximit të këtyre ajeteve).””