“Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar ibn Ujejne, e ky nga Amër ibn Dinari, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Fatimja është pjesë imja. Andaj, ai që e hidhëron atë, më ka hidhëruar mua.””