“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një ditë, i Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “Oj Aishe, Xhibrili po të bën selam.” Unë i thashë: “Edhe mbi të qoftë paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut! Ti sheh gjëra që unë nuk i shoh”, - kishte për qëllim të Dërguarin e Allahut ﷺ.”