“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani se Ebu Hazimi tregon se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) është pyetur: “Prej çfarë materiali ka qenë minberi (i Pejgamberit ﷺ)?” Ai tha: “Përkitazi me këtë nuk ka mbetur dikush që është më i informuar se unë. E pati punuar filani, i çrobëruari i filanes, me brukën e Gabës, për Pejgamberin ﷺ. Pasi e vendosën në xhami, Pejgamberi ﷺ hipi në të dhe, i drejtuar nga kibla, mori tekbir dhe njerëzit iu bashkëngjitën namazit të tij. Filloi me lexim dhe më pas ra në ruku, e bashkë me të edhe njerëzit pas tij. Pas rukusë, u tërhoq mbrapa (zbriti nga minberi) dhe bëri sexhden në tokë. (Me t'u ngritur nga sexhdja), u ngjit në minber, lexoi, ra në ruku u ngrit nga rukuja dhe sërish u tërhoq mbrapa (zbriti nga minberi) dhe bëri sexhden në tokë. Ja, kështu qëndron çështja e minberit.” Imam Buhariu tregon se Ahmed ibn Hanbeli e pyeti Ali ibn Medinin rreth këtij hadithi, e tha: “Desha të them se Pejgamberi ﷺ është falur në një vend më lart se njerëzit, andaj nuk prish punë asgjë nëse imami qëndron pak më sipër njerëzve, duke u argumentuar me këtë hadith.” Ali ibn Medini i tha: “Sufjan ibn Ujejnen e pyesnin shpesh rreth kësaj tematike. A nuk e ke dëgjuar prej tij?” - Jo, - tha imam Ahmedi.””