“Muhamed ibn Abdurrahimi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Haruni, e këtij i ka rrëfyer Humejd Tavili se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ u rrëzua nga kali, rrjedhimisht iu shqye kërciri ose shpatulla. Ai u betua se nuk do t'u afrohej grave të veta për një muaj rresht, prandaj qëndronte në qilarin e tij, shkallët e të cilit ishin të punuara prej trungut të palmës. Një ditë, i vajtën shokët për ta vizituar dhe, kur u fal me ta, qëndroi i ulur gjatë namazit (për shkak të plagës), kurse ata qëndronin në këmbë. Pasi e kreu, tha: “Imami duhet pasuar: kur ai të marrë tekbirin, merrni edhe ju; kur të bjerë në ruku, bini edhe ju; e, kur të bjerë në sexhde, bini edhe ju. Nëse falet në këmbë, ashtu faluni edhe ju.” Në ditën e njëzetenëntë e braktisi qilarin (iu kthye grave të tij), andaj disa i thanë: “O i Dërguari i Allahut, je betuar se nuk do t'u afrohesh një muaj rresht (porse zbrite në ditën e njëzetenëntë)?!” Ai tha: “Muaji është njëzet e nëntë ditë.””