“Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se huazoi një gjerdan prej Esmës, që i kishte humbur. Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ dërgoi disa shokë të tij për ta kërkuar. Ndërkohë, ata i zuri koha e namazit pa ujë për abdes, andaj u falën pa abdes. Kur shkuan tek i Dërguari i Allahut ﷺ, iu ankuan për këtë gjë, e në atë rast Allahu e zbriti ajetin e tejemumit. Usejd ibn Hudajri i tha Aishes: “Allahu të shpërbleftë, sepse, betohem në Allahun se, sa herë që të ka ndodhur diçka, përherë Allahu të ka bërë rrugëdalje dhe në të ka bërë mirësi për të gjithë muslimanët.””