“Ubejd ibn Ismaili më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami se Urve ibn Zubejri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur u sëmur i Dërguari i Allahut ﷺ, vazhdoi të shkonte te gratë e tij dhe thoshte: “Ku do të jem nesër? Ku do të jem nesër?” - duke kërkuar shtëpinë e Aishes. Aishja thotë: “E, kur erdhi dita ime, u ndal së pyeturi.””