“Abdullah ibn Abdulvehabi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e këtij i ka treguar Hishami se Urve ibn Zubejri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njerëzit i ruanin dhuratat e tyre për ditën e Aishes. Aishja thotë: “Disa nga shemrat e mia u mblodhën tek Umu Seleme dhe thanë: “Oj Umu Seleme, betohemi në Allahun se njerëzit po i ruajnë dhuratat e tyre për ditën e Aishes, e edhe ne i dëshirojmë të mirat siç i dëshiron Aishja.” Kështu, thuaji të Dërguarit të Allahut ﷺ t'u thotë njerëzve që t'ia dhurojnë atij kudo që të jetë, - ose ka thënë: në cilëndo shtëpi që të jetë.” Umu Seleme tha: “Ia përmenda Pejgamberit ﷺ këtë gjë, por ai më refuzoi. Pastaj, kur sërish erdhi tek unë, ia përmenda për së dyti, por më refuzoi. Kur i thashë për herë të tretë, tha: “Oj Umu Seleme, mos më prek në Aishen! Betohem në Allahun se nuk ka ndodhur që të më vijë shpallja duke qenë në jorgan të ndonjë gruaje, përveç në të Aishes.””