“Ubejd ibn Ismaili më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Dita e Buathit ishte një ditë që Allahu e përgatiti për të Dërguarin e Tij. I Dërguari i Allahut ﷺ shkoi në Medinë, ndërkaq populli ishte përçarë dhe udhëheqësit e tyre ishin vrarë ose plagosur. Allahu ia përgatiti këtë gjendje të Dërguarit të Tij, që ata të hyjnë në Islam.””