“Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Tejahu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Çlirimit të Mekës, Pejgamberi ﷺ u dha kurejshëve shumë plaçkë.” Ensarët thanë: “Betohemi në Allahun se kjo është e çuditshme. Shpatat tona ende pikojnë gjak kurejshish, ndërkohë atyre u jepen plaçkat tona.” Pejgamberi ﷺ dëgjoi për këtë dhe i thirri ensarët, pastaj u tha: “Ç'është kjo që dëgjova prej jush?” Ata nuk gënjenin dhe u përgjigjën: “Është ashtu siç ke dëgjuar.” Pejgamberi ﷺ tha: “A nuk jeni të kënaqur që njerëzit të kthehen me plaçka në shtëpitë e tyre, ndërsa ju të ktheheni në shtëpitë tuaja me të Dërguarin e Allahut ﷺ? Sikur ensarët të ndiqnin një luginë ose një grykë, do ta ndiqja luginën ose grykën e tyre.””