“Jakub ibn Ibrahim ibn Kethiri na ka thënë: Na ka treguar Behz ibn Esedi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Hisham ibn Zejdi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua ensare vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ duke bartur një fëmijë me vete. I Dërguari i Allahut ﷺ i foli asaj dhe i tha dy herë: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se ju (ensarët) jeni njerëzit më të dashur tek unë.””