“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Amri, e ky e ka dëgjuar Ebu Hamzain se Zejd ibn Erkami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ensarët thanë: “O i Dërguari i Allahut, çdo pejgamber ka pasues, ndërkohë ne të kemi pasuar ty. Prandaj, lute Allahun që edhe pasuesit tanë të jenë nga mesi ynë. Kështu, Pejgamberi ﷺ bëri dua për këtë.” ِ Amri thotë: “Ia paraqita këtë Ibn Ebu Lejlës e ai më tha: “Kështu ka pohuar Zejdi.””