“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Amër ibn Murra se Ebu Hamzai, një burrë ensar (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ensarët thanë: “O i Dërguari i Allahut, çdo popull ka pasues, ndërkohë ne të kemi pasuar ty. Prandaj, lute Allahun që edhe pasuesit tanë të jenë nga mesi ynë.” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “O Allah, bëji pasuesit e tyre nga mesi i tyre!” Amri ka thënë: “Ia përmenda këtë Ibn Ebu Lejlës e ai më tha: “Kështu ka pohuar Zejdi.” Shuëbe ka thënë: “Kujtoj se është për qëllim Zejd ibn Erkami.””