“Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky e ka dëgjuar Kataden, e ky nga Enes ibn Maliku se Ebu Usejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Familjet më të mira ensare janë: familja e benu nexharit, pastaj familja e benu abduleshhelit, pastaj ajo e benu Harith ibn Hazrexhit dhe më pas familja e benu saides, ndonëse në të gjitha familjet ensare ka mirësi.” Atëherë Sad ibn Ubade tha: “Mendoj se Pejgamberi ﷺ i vlerësoi ata kundrejt nesh.” Dikush i tha: “Ai ju vlerësoi ju më shumë se shumë fise të tjera.” Abdusamedi ka thënë: “Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Katade, e ky e ka dëgjuar Enesin. Kështu transmeton edhe Ebu Usejdi nga Pejgamberi ﷺ, dhe thotë: “Sad ibn Ubade.””