“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Davudi, e ky nga Fudajl ibn Gazvani, e ky nga Ebu Hazimi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një njeri erdhi te Pejgamberi ﷺ (për të kërkuar ushqim). Pejgamberi ﷺ dërgoi dikë te gratë e tij (për të pyetur nëse ka ushqim), por ato thanë: “Nuk kemi asgjë, përpos ujit.” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kush e merr, - ose ka thënë: kush e gostit, - këtë?” - Unë, - tha një ensar, dhe shkoi me mysafirin te gruaja e tij e i tha: “Nderoje mysafirin e të Dërguarit të Allahut ﷺ.” - Nuk kemi asgjë, përpos ushqimit të fëmijëve, - ia ktheu ajo. - Përgatite ushqimin, ndize kandilin dhe, kur fëmijët të kërkojnë darkën, vëri në gjumë, - tha ai. Kështu, ajo e përgatiti ushqimin, e ndezi kandilin dhe fëmijët i vuri në gjumë. (Pasi e shtroi darkën) ajo shkoi te kandili dhe bënte sikur po rregullonte diçka dhe e fiku (qëllimisht). Të dy (bashkëshortët) shtireshin se po hanin ushqim dhe natën e kaluan të uritur. Në mëngjes, kur shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ, ai i tha: “Allahu qeshi mbrëmë, - ose ka thënë: u çudit, - me veprimin tuaj.” Atëherë, Allahu zbriti ajetin: “... Ata u jepnin përparësi atyre (muhaxhirëve) para vetvetes, edhe pse vetë janë nevojtarë. Kushdo që ruhet nga lakmia e vetvetes, me siguri që do të jetë fitues.” (Hashr, 9)”