“Muhamed ibn Jahja Ebu Aliu më ka thënë: Na ka treguar Shadhani, vëllai i Abdanit, e këtij i ka treguar babai i tij, e këtij i ka rrëfyer Shuëbe ibn Haxhaxhi, e ky nga Hisham ibn Zejdi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Bekri dhe Abasi kaluan pranë një ndeje të ensarëve, të cilit po qanin. Njëri i pyeti: “Pse po qani?” Ata thanë: “Na u kujtua ndeja me Pejgamberin ﷺ.” Atëherë ai shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tregoi për këtë. Pejgamberi ﷺ doli, me kokë të lidhur me një copë rrobe, hipi në minber, për herë të fundit, e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: “Ju porosis të silleni mirë me ensarët, sepse ata janë miqtë dhe të veçantët e mi (e ruajnë sekretin dhe amanetin tim) . Ata e kanë kryer obligimin që e kishin dhe u ka mbetur ajo që u takon (hyrja në Xhenet) . Pranoni (mirësitë) prej bamirësit të tyre dhe faljani (gabimet) keqbërësit të tyre .””