“Ahmed ibn Jakubi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Gasili, e ky e ka dëgjuar Ikrimen se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ doli (nga shtëpia për në xhami) me një çarçaf të hedhur krahëve dhe një çallmë të zezë (në kokë). U ul në minber, e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: “E, më pas; O ju njerëz! Njerëzit e tjerë po shtohen, kurse ensarët po pakohen, derisa të mbesin si kripa në ushqim. Cilido nga ju (o muhaxhirë) që merr ndonjë post, me të cilin dëmton dikë ose i bën mirë (le të kujdeset për ensarët) , le të pranojë prej bamirësit të tyre (mirësitë) dhe le t'ia falë keqbërësit (gabimet) .””