“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky e ka dëgjuar Kataden se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ensarët janë miqtë dhe të veçantët e mi (e ruajnë sekretin dhe amanetin tim) . Njerëzit do të shtohen, kurse ata (ensarët) do të pakohen. Andaj, pranoni (mirësitë) prej bamirësit të tyre dhe faljani (gabimet) keqbërësit të tyre .””