“Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberit ﷺ i dhuruan një xhybe prej mëndafshi. Njerëzit filluan ta preknin dhe të mahniteshin me butësinë e saj. Por, Pejgamberi ﷺ u tha: “Po mahniteni nga butësia e saj? Mindilët (shamitë e dorës) e Sad ibn Muadhit (në Xhenet) janë më të mira, - ose ka thënë: më të buta - se kjo.” Katadja dhe Zuhriu e kanë dëgjuar Enesin duke e transmetuar këtë nga Pejgamberi ﷺ.”