“Muhamed ibn Muthena më ka thënë: Na ka treguar Fadël ibn Museviri, dhëndri i Ebu Avanes, e këtij i ka treguar Ebu Avane, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Sufjani se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Arshi është dridhur për vdekjen e Sad ibn Muadhit.” Ameshi na ka thënë: “Njëjtë na ka treguar edhe Ebu Salihu nga Xhabiri, e ky nga Pejgamberi ﷺ.” Ndërkaq një person i pati thënë Xhabirit: “Berai po thotë: “Është dridhur shtrati.” Ai ia ktheu: Mes këtyre dy mëhallëve ka pasur inate, porse unë e kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ të thotë: “Arshi i të Gjithëmëshirshmit është dridhur për vdekjen e Sad ibn Muadhit.””