“Muhamed ibn Arare na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Sad ibn Ibrahimi, e ky nga Ebu Umame ibn Sehël ibn Hunejfi se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa njerëz kërkuan të gjykohen nga Sad ibn Muadhi, prandaj Pejgamberi ﷺ dërgoi dikë për ta thirrur. Kështu, Sadi erdhi hipur në një gomar. Kur iu afrua xhamisë, Pejgamberi ﷺ tha: “Ngrihuni në këmbë për më të mirin tuaj, - ose ka thënë: për zotërinë tuaj .” Pastaj shtoi: “O Sad, këta kërkuan që t'i gjykosh ti.” Ai iu përgjigj: “Unë gjykoj që, luftëtarët të vriten, kurse gratë e fëmijët të robërohen.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Gjykove sipas gjykimit të Allahut, - ose ka thënë: sipas gjykimit të Mbretit (Allahut) .””