“Ali ibn Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Habani, e këtij i ka treguar Hemami, e këtij i ka rrëfyer Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, gjatë një nate të errët dy njerëz dolën prej shtëpisë së Pejgamberit ﷺ dhe një dritë u paraqit pranë tyre, e cila vazhdoi t'i përcjellë derisa u ndanë, e në atë rast drita u nda në dysh. Mameri transmeton nga Thabiti se Enesi ka thënë: “(Ata ishin) Usejd ibn Hudajri dhe një burrë ensar.” Hamadi ka thënë: “Na ka treguar Thabiti se Enesi ka thënë: “Usejd ibn Hudajri dhe Abad ibn Bishri ishin te Pejgamberi ﷺ.””