“Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Amër ibn Murra, e ky nga Ibrahimi se Mesruku tregon: “Abdullah ibn Mesudi u përmend në prani të Abdullah ibn Amrit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili tha: “Këtë njeri e dua që kur e kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Mësojeni Kuranin prej katër personave: 1. Abdullah ibn Mesudit, - pra, filloi me emrin e tij, - 2. Salimit, të çrobëruarit të Ebu Hudhejfes, 3. Muadh ibn Xhebelit dhe 4. Ubej ibn Kabit.””